• |
ide | kryesore

FOTO/ Derbi i Romës ka nisur në murale: lacialët prishin veprën dedikuar Mourinhos… Sarri i tymos në fytyrë

-Instant, Sport



Në Roma po luhet derbi edhe pa nisur kampionati. Njoftimi zyrtar për mbërritjen e Maurizio Sarrit ishte përgjigjia e Lazios për mbërritjen në kryeqytet të José Mourinho tek Roma. Mjaftoi kaq që entuziazmi të përfshijë gjithë ambjentin bardhekaltër, aq sa disa tifozë kanë vendosur të modifikonin muralin kushtuar Special One brenda natës.

Vepra e dizenjuar në një mur të Testaccios nga artisti i rrugës Harry Greb majin e kaluar, që paraqiste Mourinhon mbi Vespa, tani ka një re tymi mbi fytyrë… cigarja e Sarrit ka nisur derbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *