• |
ide | kryesore

Kulusevski u infektua me Covid në një festë: zbulohet video (pastaj e fshirë) e një jave më parë

-Instant, Sport



Kampionati Europian i Suedisë nuk mund të fillonte më keq. Së pari dëmtimi i Zlatan Ibrahimoviç dhe pastaj lajmi i pozitivitetit me Covid të Kulusevskit dhe Svanberg, të cilët rrezikojnë të kenë përfunduar tashmë turneun e tyre para se të fillonte. Mesfushori i Juventusit në veçanti në këto orë ka përfunduar në qendër të polemikave për shkak të një video të publikuar në TikTok dhe më pas të fshirë në të cilën 21 vjecari shihet në një festë në një apartament në Stokholm në shoqërinë e njerëzve të tjerë (të gjithë pa pajisjet personale mbrojtëse) pa respektuar rregulloret anti Covid.

Videoja, në të cilën mund të shihet edhe reperi i mirënjohur suedez 1.Cuz, është e datës 30 maj (pra rreth një javë para pozitivitetit të lojtarit), por është e pamundur të thuhet nëse Kulusevski u infektua me virusin pikërisht për shkak të kësaj feste private. Fakti është që lojtari i Juventusit me siguri do të humbasë debutimin e tij në Euro 2020 në 14 qershor kundër Spanjës.

Trajneri Janne Andersson tashmë ka njoftuar se nuk do të ndryshojë listën e skuadrës, ai shpreson të rikuperojë Kulusevskin tashmë për ndeshjen e dytë të turneut (18 qershor kundër Sllovakisë) dhe ndërkohë e mbron nga kritikat: “Dejan ishte ftuar nga motra e tij dhe kunati i tij në një darkë në një apartament privat – e mbrojti trajneri suedez – Kur arriti aty ai gjeti gjithashtu disa nga miqtë e tij që ishin atje për ta befasuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *