• |
ide | kryesore

Luis Enrique i shqetësuar nga kundërshtari, Covid e vaksinat: “Busquets do të jetë e sigurtë në listë”

-Instant, Sport



Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur për Sergio Busquets dhe çështjen e vaksinës. “Po e presim, ai me siguri do të jetë në listë – tha tekniku – Ndihet mirë, është asimptomatik. Ai ka programin e tij të punës dhe po stërvitet. Për vaksinimin po kujdeset Presidenti. Ka diskutuar prej kohësh për këtë punë. Ne e dimë që gjërat në qeveri ecin me ngadalë. Tani duket se mund të bëhet. Do të më bezdiste fakti të mos mund të llogaris një lojtar për shkak të vaksinës”.

“Ne kemi besim maksimal në mjekët tanë, Cota dhe Celada – shtoi trajneri spanjoll – virusi është i pakontrollueshëm, shfaqet në çdo moment. Sapo të ndodhë ne do të përshtatemi dhe do të marrim të gjitha masat. Nuk kërkojmë fajtorë por vetëm zgjidhje. Në nivel personal nuk ishte një situatë e këndshme. Kur rezultatet vijnë me vonesë, ne nervozohemi. Tani – tha ai – bëjmë tamponet molekulare në 8 të mëngjesit në mënyrë që laboratori të mund të na japë rezultatet para trajnimit”.

QEVERIA: “KOMBËTARJA VAKSINOHET TË PREMTEN”
Vaksinimi i grupit ekipor të ekipit kombëtar spanjoll të futbollit në funksion të Kampionatit Evropian është planifikuar për nesër duke filluar nga ora 10 e mëngjesit. Lajmi u konfirmua për mediat iberike nga Ministria e Kulturës e Sportit, por edhe nga ministri i Mbrojtjes, përgjegjës për operacionet e vaksinimit pasi ato do t’i besohen Ushtrisë. Dje, ministrja e shëndetësisë, Carolina Darias, tha në një konferencë për shtyp tha se vaksina që do të kryhet do të jetë ajo e Pfizer, për të cilën janë planifikuar dy doza. E dyta mund të qëllojë në një fazë të avancuar të turneut e rrethanat ngrenë dyshime tek ekspertët për kohën e zgjedhur: frika është se efektiviteti i vaksinës nuk do të zhvillohet në kohë, në krahasim me kalendarin e ndeshjeve dhe efektet anësore mund të ndikojnë në performancën e lojtarëve.

DIEGO LLORENTE POZITIV FALS?
Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar se Diego Llorente ka rezultuar negativ në provën e fundit molekulare të kryer, kështu që mund të jetë një pozitiv i rremë. Lojtari do të testohet me PCR përsëri sot dhe nesër. Nëse rezultati negativ konfirmohet, mbrojtësi i Leeds do të bashkohet në stërvitje me ekipit kombëtar të premten pasdite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *