• |
ide | kryesore

Nënshkruhet marrëveshja: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot bashkë me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev marrëveshjen mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit, aq më tepër për sezonin turistik. Më herët e njëjta procedurë është ndjekur me Kosovën.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video përmbledhëse të Samitit në Facebook, në të cilën ai shfaqet duke pritur me radhë liderët e Ballkanit Perëndimor. “Pallati i Brigadave – Një ditë e mirë për të ardhmen e rajonit tonë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se sot në Pallatin e Brigadave u mbajt Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u hap nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e të “zotit të shtëpisë”. Veç liderëve të Ballkanit, i pranishëm ishte edhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *