• |
ide | kryesore

OBSH: Europianët të tregohen të kujdesshëm gjatë sezonit veror

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje europianëve të jenë të përgjegjshëm gjatë sezonit të pushimeve verore dhe paralajmëroi që kontinenti nuk ishte  jashtë rrezikut” në betejën kundër COVID-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e rasteve gjatë javëve të fundit.

“OBSH bën thirrje të keni kujdes, pasi grumbullimet, lëvizshmëria e madhe e popullsisë, festivalet e mëdha dhe aktivitete sportive që do të zhvillohen javët e ardhme mund të jenë të rrezikshme”, tha Kluge.

“Nëse vendosni të udhëtoni, jini të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për rreziqet,” tha Kluge.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja me COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë pësuar rënie duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të lehtësojnë masat. Numri i rasteve të raportuara javën e kaluar  shkoi në 368,000, një e pesta e rasteve javore të raportuara gjatë në Prill të këtij viti, tha Kluge.

Kluge tha se i ashtuquajturi varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, ishte një çështje shqetësuese. Vendet duhet të mësojnë nga shpërthimet e  virusit gjatë verës së vitit të kaluar, edhe pse fushata e vaksinimit është përhapur në të gjithë botën.

Vetëm 30% kanë marrë dozën e tyre të parë të një vaksinë kundër Covid-19, por kjo nuk është e mjaftueshme për të parandaluar një valë tjetër të virusit, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *