• |
ide | kryesore

Parakalim në minutën e fundit: Juventus dështon transferimin e Depay te Barcelona

-Instant, Sport



Barcelona mendonte se mund të zyrtarizonte firmën me Memphis Depay në orët e ardhshme, por gjërat nuk kanë shkuar si mendonin katalnasit, sepse në mes është futur Juventus, duke i ofruar një pagë dukshëm më të lartë lojtarit. Në Spanjë, vëmendja është përqendruar në intrigën e merkatos së transferimeve të lidhur me sulmuesin holandez që është gati të lirohet nga Lyon. Nëse Sport dje tha se ishte i sigurt për opsionin blaugrana, Mundo Deportivo sot rinis fuqishëm opsionin e Juventusit në garën për lojtarin.

Vetëm javën e kaluar burime pranë Laportas kishin folur për presidentin e Barças si “shumë optimist” për suksesin e marrëveshjes, i bekuar gjithashtu nga bashkatdhetari Koeman. Oferta që dukej se kishte bindur Depay ishte një tre-vjeçare prej 5 milion euro plus bonuse, në rast të fitores së skuadrës, por tani Juventus ka vendosur në tryezë 8 milionë euro në sezon, duke e bërë 27-vjeçarin të ndryshojë mendje.

Që në këtë moment spanjollët janë kundërpërgjigjur, jo në shifra (duke pasur parasysh që Barcelona ka bërë të ditur se ata nuk dëshirojnë ose janë në gjendje të shkojnë përtej pjesës fikse prej 5 milionë) por në kohëzgjatjen e marrëveshjes: katër vjet në vend të tre. Tani topi kalon te lojtari që duhet të zgjedhë të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *