• |
ide | kryesore

Përplasen në Tiranë Kurti dhe kryeministrja serbe: Dëshironi të na pushtoni sërish?

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet.

Media serbe Tanjug raporton se Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ka sjellë edhe përplasjen mes tij dhe kryeministres serbe.

Ana Bërnabiç u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiç ka thënë se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Ndërsa Kurti i është drejtuar me ironi: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Bërnabiç u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”



3 Comments

  1. Shqiperia i ka shitur interesat kombetare te djalli dhe eshte e pafuqishme te mbroj veten e jo me kosoven. Albini nuk duhet te kish marr pjese ne te tille formati sorosian.

  2. Qeveria Kosoves,nuk duhet te pranoje,te marre pjese,ne asnje Takim nderkombetar,nese nuk e paraqesin Kosoven,si shtet te lire dhe sovran,te njenjte me pjesmarresit e tjere.

  3. një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

    Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *