• |
ide | kryesore

Samiti për Ballkanin Perëndimor/ Rama: Autorësi rajonale për zbatimin e planit ekonomik

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, që mbledh në kryeqytetin shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.  Shqipëria është mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka hapur që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ky samit është shenjë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik edhe investimeve të BE dhe tregut të përbashkët rajonal.

“Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal. I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epikë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona. Do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lënë të vazhdojmë punën”, tha Rama.



3 Comments

  1. Aq i zoti eshte si ekonomist ky poturo- atletja saqe Shqiperia eshte shpallur e fundit ne Europe ne te gjitha drejtimet.
    Populli jeton duke shtrenguar dhembet nga sikletet.

    1. Nuk can trapin kush per ‘Shqiperine’
      Shqiperia eshte putana e semaforit qe e perdor tutori Edvin Rama per vete.
      Cdo levizje politike e ketij synon pushtetin personal, direkt, ose indirekt dmth aleatet oligarke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *