• |
ide | kryesore

Sërish drama mes Meghan dhe babait të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Babai i Meghan Markle, është intervistuar nga një TV Show, ku ka kërcënuar se do të publikojë disa prova jo të mira, për sjelljen e Meghan kundrejt tij.

Përsa i përket lindjes së Lilibet, ai e ka marrë vesh përmes lajmeve në radio. Thomas Markle tregon se është duke iu lutur Meghan-it për të takuar mbesën dhe kërkon të falet.

“Jam shumë i dëshpëruar që nuk arrij ta mbaj dot mbesën time.”

Thomas ka shprehur në këtë intervistë se mund të publikojë sjelljen e ashpër që Meghan bën ndaj tij.

Dukesha e Sussex nuk ka folur me të atin që prej ditës së martesës së saj me Princ Harry, pasi dyshohet se ky i fundit ka qortuar Thomasin për shfaqjen e disa fotografive të rreme.

Që prej asaj dite 74-vjeçari ka dhënë një sërë intervistash, nëpërmjet të cilave pretendonte se e bija do të dëshironte që ai të kishte vdekur. Ai gjithashtu tregoi se e kanë ndaluar të hyjë në Pallatin Kensigton, si dhe se nuk ka asnjë mënyrë për të kontaktuar me vajzën e tij të vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *