• |
ide | kryesore

Shou i Veliajt me biçikletë për samitin e Ballkanit

-Instant, Kryesore

Erion Veliaj zotëron aftësinë e mahnitshme të të gjithë atyre që i besojnë deri në fund fallcitetit të vet. Ndonëse vetëm pak kohë më parë rrjeti vloi nga një serial i animuar, “Aventurat e Uriah Fikut”, ku kryebashkiaku satirizohej me faktin se ai bënte sikur shkonte në punë me biçikletë, ndërkohë që atë e nxirrte nga makina vetëm në metrat e fundit para zyrës, Veliaj nuk heq dorë nga kjo shtirje.



Radhën për të qenë aktor i këtij skeçi ka qenë këtë radhë komisionieri i BE për zgjerimin që gjendej për samitin e vendeve të ballkanit perendimor që zhvillohet në Tiranë. Në kuadër të kësaj vizite Oliver Varhelyi ishte sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, për të vizituar nga afër Muzeun Historik Kombëtar, në të cilin po kryhen punime me financim të BE-së.

 
Por, pasi janë larguar nga sheshi Skënderbej dhe janë drejtuar në afërsi të ambienteve të Bashkisë, aty iu është shfaqur përballë Erion Veliaj duke “pedaluar rastësisiht” me biçikletë. Veliaj frenoi dhe kryemomisionerit që nuk e njihte ia prezantoi ambasadori Soreca. 
Nuk dihet nëse ishte diplomati i BE që e kishte paralajmëruar kryebashkiakun për këtë takim “të papritur”, apo Lali i kishte vënë ndonjë “patronazhist” nga mbrapa dërgatës së BE-së që ai ta lajmëronte kur delegacioni të kalonte në sheshin Skënderbej.
Por fakti është se kjo rastësi u shndërrua në lajm kombëtar.
Që “takimi” ishte i parashikuar të ndodhte këtë e vërtetuan më pas edhe mediat pranë Veliajt që jo vetëm e publikuan lajmin por e botuan ate me të njëjtin tekst, nga fjala e parë deri tek e fundit, ashtu sikurse ndodh gjithmonë me njoftimet që shpërndahen nga zyra e stërmadhe e bashkisë.
Atë e vërteton edhe fakti se Veliaj nuk e përdor kurrë rregullisht biçikletën, por vetëm kur i duhet për efekte propogandistike të paraqitjeve publike. Në ato pak TV të pakontrolluara prej tij janë shfaqur sa e sa video ku kryebashkiaku jo vetëm tregohet që zbret me veturë para zyrës së tij, por madje edhe i shoqëruar me badigardë që i shtyjnë me dhunë gazetarët që duan të bëjnë pyetje të papërgatitura.
Por ashtu sikurse në serialin e animuar “Aventurat e lali fikut” ai i hypi këtë herë dyrrotakut sepse emri i tij duhej bërë me patjetër lajm në ditën kur do të flitjej për samitin BE Ballkan që zhvillohej në Tiranë. Dhe e dyta sepse ishte mirë që zyrtarët e Brukselit të shikonin me sytë e tyre një kryebashkiak atipik që shëtit qytetin e tij me biçikletë.
Ashtu siç do ti bëjë shqiptarët të mendojnë se e ka nisur kariren si shitës ambulant frutash, ashtu sikurse do ti bëjë të besojnë se dasmën e bëri me kursimet e mamasë, ashtu sikurse pozon me fëmijët në 1 qershor, duke pasur në sfond sahatin dhe qiellin e retushuar nga kullat, po me të njëjtëm mënyrë, ai  do të hiqet edhe para zyrtarëve perendimorë si një biçiklist i devotshëm.
 ©Lapsi.al

18 Comments

  1. U shfaq dhe zdromsi i bashkise, personi me falso ne bote. Fiks per ti dhene doren ketyre karagjozave te BE-se qe krefin ndonje leke kenej verdalle. Tani ky brukselsi do e mbaj shenim se gjaseme i beri pershtypje. Po ne Shqiperi nuk i ha kush keto “rastesi”.

  2. lllapni,llapni po qe eshte djale i zoti s’ke ci thua miliarder ne kete moshe nuk eshte pak apo jo,
    kij inatin, foli hakun.,

  3. Kur e ben nje politikan europian nje gje te tille, duartrokitet thjeshtesia e tyre, e bejne tanet, quhet fallco.

    VK, mentalitet shqiptari!

    1. Ne fakt fallco quhet kur e ben nje apo dy here ne vit qe te dali para kamerave dhe te na genjeje sikur e ben perdite.
      Po hajde votojeni prape se tani do te jape leje ndertimi edhe mes rrugeve se mes pallateve ska me vend.
      Per parkim mos e vrisni mendjen se ka plot ne pallatet qe po ndertohen. Se duhet te shesin dhe hapesirat nen toke (jo garazhdet). Blejini me 1500 euro m2 ose merrini me qera me 60 euro ne muaj

  4. Po me kec ishtire se ai vemje nuk behet normal qe milardjer me te vjedhur apo mos eshte bere duke shitur fiq shtrembaruku zdromsi ai eshte me i keq se rama ai duket nga ajo fytyr e peshtire qe ka sy shtremberi

  5. Giselda , Bicikleta, fiq , xhungel betoni gjitkund kampjon shikoni tek rruga e Kosovareve cka bere.
    Palmat e autostrades , qindra peme u thane tek parku e u zevendesuan.
    Ama cdo gje e ben me leket e veta nga fiqte. Cne o nga te popullit.

  6. Krye KRIMINEL anjëherë NUK ke FITUAR ZGJEDHJE !!! ZGJEDHJET i ke VJEDHUR gjithmonë , dhe njëherë ti DHUROI në TAVOLINË HAJDUTI dhe PIDH MOTRA Fatos Nano !!! Para se të marësh DREJTIMIN e PD KRIMIT , do DORËZOSH njëherë MILIONAT e €UROVE , BIZNESET , PALLATET , HOTELET do bësh edhe BURGUN si ÇEÇUA për VRASJET , VJEDHJET , TRADHTITË , RRËMBIMET , NARCO-TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR , dhe mbasi të marësh 10-15 BURGIME të PËRJETSHME , flasim pèr DREJTIMIN e PD KRIMIT dhe KORRUPSIONIT !!!

  7. Pershendetje.A keni shkuar ndonje dite tek Sheratoni dhe te shihni masakren qe po behet ne pyllin e Liqenit te Tiranes ne krah te Hotel sheratonit te vjeter qe po dertohen disa godina gjigande apo edhe ju si portal opozitar nuk keni guxim te denonconi kete rast ashtu si shume organe shtypi shoqata civile qe se hapin gojen per kete rast dhe bejne sikur nuk shohin.Se dhe kjo eshte veper e Lali fikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu