• |
ide | kryesore

Shpërthim në Vlorë/ I vihet tritoli një objekti në ndërtim, policia jep detaje

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës së djeshme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë e cila ishte në ndërtim e sipër, por që prej kohësh ishin ndërprerë punimet.

“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.”- njofton policia.

Ndërkohë që grupi hetimor heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *