• |
ide | kryesore

Studimi/ Lajmet e Tv Klan dyfishin e audiencës së Top Channel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një studim i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, që i kushtohet cilësisë së lajmeve të transmetuesve televizivë shqiptarë, ka analizuar se pavarësisht numrit të madh të kanaleve televizivë në Shqipëri, prirja e publikut është për të ndjekur informacionet kryesore në vetëm dy- tre prej tyre. Sipas studimit, rezulton se nga të anketuarit, 63.5% e tyre parapëlqejnë t’i ndjekin edicionet qëndrore të lajmeve kryesisht në dy televizionet komerciale kombëtare dhe gjeneraliste sikurse janë Tv Klan dhe Top Channel.

Në mes të këtyre të anketuarve, lajmet e Tv Klan tërheqin pothuajse dy herë më shumë parapëlqime audiencash se sa ato të transmetuara në Top Channel.

Ky studim, i udhëhequr nga Prof. Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Prof. Asoc. Mark Marku, në 150 faqet e tij analizon jo vetëm audiencat televizive por edhe cilësinë e informacionet në vitet e fundit në Shqipëri, tek transemtuesit kryesorë televizivë. Puna e departamentit të Gazetarisë, është mbështetur nga AMA si dhe nga një grup institutesh dhe universitetesh europiane. Në grupin e kërkimit shkencor prej 12 personash, që kanë bërë të mundur këtë studim, janë emra të njohur në fushën e gazetarisë si Jonila Godole, Iris Luarasi, Zylyftar Bregu, Raimonda Nelku, etj.



5 Comments

  1. Top-olino kanali ka shitur shpirtin ke Rama per pasuri. ja marrin ne goje njeri-tjetrit gjate gjithe kohes. me vjen keq per Euronews Albania the A2-cnn pasi jane te vetmet me standarte nderkombtare.

  2. një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

    Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *