• |
ide | kryesore

Turqia e Gunes, presion psikologjik Italisë: “Shpresoj të takohemi sërisht në finale”

-Instant, Sport



“Mancini e njeh Turqinë sepse ka drejtuar Galatasaray dhe ne nuk jemi favoritët për këtë grup, por do të doja të isha në gjendje të luaja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Të gjithë do të donin të fitonin, përfshirë edhe ne: të fitosh është një gjë, të humbasësh një tjetër, por jam i sigurt që do të ketë shumë për të mësuar gjatë kësaj ngjarje. Të 26 lojtarët janë gati për Kampionatin Evropian, do të donim që të gjithë të argëtoheshin”, këto janë fjalët e trajnerit turk Senol Gunes në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes hapëse të Europianit.

“Do të jetë një lojë e komplikuar, ne e dimë forcën e kundërshtarëve por edhe dobësitë e tyre. Shikoni Donnarumma: është i ri dhe i mirë, por ata gjithashtu kanë Insigne dhe Immobile. I sheh këta individualitete dhe e di që të gjithë luajnë në Serie A, plus dy të Chelsea dhe një nga PSG. Ne jemi të vetëdijshëm për klasin dhe traditën e Italisë që kualifikohet për pothuajse të gjitha turnet. Ata kanë një kulturë të shkëlqyer futbolli, ka paralele midis nesh dhe tyre. Nga pikëpamja teknike, taktike dhe fizike, do të jetë një ndeshje e luftuar. Nuk dua të hyj në detaje, do të doja të shihja klasin e të mijve në fushë, “shtoi Gunes.

Për ndeshjen e parë të Euro 2020 ka folur edhe fantazisti iu Milan Hakan Calhanoglu: “Nesër do të jetë një ndeshje e veçantë për ne, për mua do të jetë edhe më shumë sepse luhet në Itali. Unë do të luaj kundër disa shokëve të mi të klubit, jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Padyshim që ne nuk do t’i zbulojmë sekretet tona, do të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Italia ka lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer, ne tashmë kemi analizuar pikat e tyre të dobëta dhe të forta. Ne gjithashtu kemi lojtarë shumë të fortë, unë pres një ndeshje të bukur. Duam të kualifikohemi duke fituar. Shokët më pyetën ti tregoj diçka për lojtarët italianë, por të gjithë e dinë sa e fortë është Italia dhe nuk ka nevojë t’i prezantoj. Do të jemi të bashkuar në fushë për të fituar”, vazhdoi mesfushori ofensiv i Milanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *