• |
ide | kryesore

Varhelyi: Ky do të jetë qershori i vendimeve! Rama: S’ka më kontestim nga BE

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe kryeministri Edi Rama folën dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë konferencës për shtyp në përfundim të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Kem shumë çështje mbi tryezë. Ne në BE dëshirojmë të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, që ato të nisin negociatat. Duam gjithashtu që të zhvillohen konferenca te para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pra, ky muaj, ky vit, mund të jetë vërtetë muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor”, tha komisioneri Varhelyi.

Të pyetur nëse ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të penalizojë sërish Shqipërinë, komisioneri Varhelyi u shpreh BE po punon fort për zgjidhjen e konfliktit, ndërsa shtoi se qershori do të jetë muaji i vendimeve.

Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria i ka bërë detyrat e integrimit dhe nuk ka më kontestim nga BE dhe vendet anëtare, duke shtuar se “Në këtë moment ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo arsyeje për të thënë që ne po sakrifikohemi”.

Pyetje: Mendoni se Shqipëria do të sakrifikohet edhe këtë herë, për shkak të problemeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Varheyli: Ashtu siç e thashë, ky muaj është një muaj kritik. Është qershori i këtyre vendimeve, do duhet të merren këto vendime. Ne po punojmë vërtet fort, edhe në këto momente, pas kuintave. BE dhe KE janë të përkushtuar të gjejnë zgjidhje, por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë. Ne duam që kjo gjë të ndodhë.

Rama: Për sa më takon, përgjigjja ime mbetet ajo që ka qenë. Ne, e para, ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht, sepse nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli, Berlini, Parisi apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Janë rruga për ta bërë Shqipërinë evropiane në sistemin e saj të drejtësisë, të institucioneve, të mirëqeverisjes, të shërbimeve ndaj qytetarëve, në sistemin e saj të përgjithshëm demokratik. Për sa kohë ne, KE, jo këtë vit, por prej tre vitesh, na ka thënë se detyrat i kemi bërë si duhet dhe i ka kërkuar Këshillit Evropian që të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë më tutje fazën tjetër të procesit, ne jemi të qetë. Këshilli Evropian ka pasur arsyet e veta, që nuk kanë lidhje fare me ne, dhe kjo gjë ka marrë kohën e vet. Sot, fatmirësisht, nuk ka kontestim për detyrat tona, as nga Komisioni dhe as nga shtetet anëtare, por miqtë e mi ky është një rast për të mësuar Evropën dhe rrugën e futjes në këtë familje të madhe, ku gjërat janë të ndërlidhura. Ka një ngërç mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe mënyra si funksionon sistemi i zgjerimit, kërkon që ky ngërç të zgjidhet para se të vazhdojë procesi. Në këtë moment ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo arsyeje për të thënë që ne po sakrifikohemi, sepse ne këtu jemi me BE dhe po vazhdojmë punën për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm nga pikëpamja e gjithë arkitekturës së re legjislative, por edhe nga pikëpamja e infrastrukturës dhe gjithë elementëve të tjerë të ekonomisë. Kemi parë sa shumë u zgjat një tjetër histori mes Maqedonisë së djeshme me fqinjët në jug, por kësaj pyetje nuk po ja kërkojmë përgjigjem.



5 Comments

  1. qershori i vendimeve mafioze ????

    se nuk e kuptova mire

    une them ta zevendesoni parlamentin europian me kuvendin shqiptar

    sinqerisht, ka per te qene me realist

    hajt na rrufshi bolet, o e majta gangsterre globaliste

  2. ca te future i ka bere evropa shqiperise edhe para se te filloje te behet ndonje gje. loje monopoli dhe klientelizmi si cka qene gjithmone. brravo evropa komunista ngelet… fisqira bashke me ameriken fallco te bidenit

  3. Si jane me informacionet keta bythqirat e BE mbi bllokimin e serverave ne baze te klientelizmit ? Vazhdojne bejne sikur nuk dine gje ? Hajde ate rracen matriarkale lgbtiste te prinderve 1 dhe 2 mu ne varr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *