• |
ide | kryesore

Video/ “Kuzu Sis apo Spaghetti”: qeni parashikues nis të hedhë dritë mbi Euro 2020

-Instant, Sport, Video



Një herë një oktapod, pastaj një breshkë një kangur e tani një qen. Të gjesh një parashikues për ndeshjet e turneve të mëdha, që natyrisht të jetë shumë zbavitës, është kthyer një modë e vërtetë dhe Euro 2020 nuk mund të mbetej prapa në këtë aspekt. Vetëm 1 ditë nga starti i kampionatit Europian në rrjetet sociale është shfaqur një qen parashikues, që ka dhënë verdiktin e tij për ndeshjen inauguruese Turqi-Itali.

Para qenit janë vendosur dy tasa me ushqimet tradicionale të vendeve përkatëse: Italia me spaghetti bolognese dhe Turqia me qebap. Qeni mund të zgjedhë dy herë për të bërë parashikimin fitues: nëse zgjedh dy herë të njëjtin ushqim, skuadra që përfaqësohet me të parashikohet fituese, por nëse ai zgjedh të dyja herët ushqimet e të dyja skuadrave atëherë barazimi është në ajër.

Është pikërisht ky rezultati që qeni parashikoi për sfidën hapëse të Euro 2020, mes Turqisë dhe Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *