• |
ide | kryesore

Basha: Do luftojmë për demokracinë dhe për ndryshimin që njerëzit duan

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se përgjigja e demokratëve këtë të dielë për masakrën zgjedhore të 25 prillit do të jetë e fortë dhe e qartë.

Basha shkruan se PD nuk do e lërë Shqipërinë në duart e regjimit Rama-Doshi duke theksuar se bashkë me shumicën e shqiptarëve do luftojë për demokracinë dhe ndryshimin që njerëzit meritojnë.

“Këtë të diel përgjigja e demokratëve për masakrën zgjedhore, për rënien e demokracisë, për pengimin e përkohshëm të ndryshimit, do jetë e fortë dhe e qartë. Ne nuk e lëmë Shqipërinë në duart e regjimit Rama-Doshi! Së bashku me shumicën e shqiptarëve do luftojmë për demokracinë dhe për ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë!”, shkruan Basha.

 Zgjedhjet për kryetar të PD zhvillohen të dielën ndërsa nesër është heshtje zgjedhore. Në garë përballë Bashës janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.



2 Comments

  1. Sot do luftosh per ndryshimet qe njerezit duan ? Pse nuk e bere atehere kur duhet , atehere kur ne tu pergjeruam ? Ti edhe sot vazhdon dhe mbeshtetesh akoma tek marrveshja e 5 qershorit qe faktikisht ishte nje marrveshje per te mos ndryshuar asnjegje . Si gjithmone , ti tjeter thua dhe tjeter bene . Premtove ndryshime dhe ndryshime nuk bere . Premtove qe kandidatet do zgjidhen nga baza dhe se asnje kandidat nuk do ishte jashte asaj qe do zgjidhte baza , faktikisht bere te kunderten . Premtove se do ishe garant per zgjedhjet dhe vetem garant nuk na dole . E ktheve fushaten ne nje fushate personale dhe sot duhet te ishe i dorehequr por dorheqje nuk jep . Po bene nje pale zgjedhje qe qe ne nisje jane farse dhe te manipulluara nga ty . Gjithçka qe ke bere e bere anapolla , largpamesia te mungon , kellqe nuk ke atehere pse duhet te vazhdosh te jesh perseri kryetat? Qe te humbim perseri ? Dil ne terren dhe degjo se çthote baza , ta siguroj qe as 5% nuk kane me besim tek ty , biles jane shume dyshues ne gjithçka bere ne keto 8 vite qe drejtove PD-ne .
    Deri dje une mendoja se ti gabove por sot jam i bindur se gjithçka ke bere e ke bere me vetedije te plot dhe me nje qellim te vetem , te shkaterrosh opoziten dhe opozitarizmin . Ti perdore fenomenin qe quhet , vrasje dhe vetvrasje me perputhje dhe ne fund asnje nuk te quan tradhtar por perkundrazi behesh edhe hero i partise . Dmth ti vret “armikun” qe te ka mberthyer nga pas por per ta eliminuar qellon dhe vret vetveten per te vrare njekohesisht edhe “armikun” qe duhet eliminuar .
    Une ve bast koken dhe koha do ta tregoje se brenda dhjetorit te 2021 ti do ta perjashtosh Berishen nga grupi parlamentar . Do shikosh se ende pa vajtur ne zgjedhjet lokale ose menjehere pas tyre PD do shkaterrohet dhe do kthehet nje nje partiçke . Prandaj largohu tani , mos i ço detyrat e sorosit deri ne fund , hapi rruge demokratizimit te PD-se . Largimi yt e risjell PD-ne ne pushtet , e kunderta jo vetem qe do ta lere PD-ne ne opozite por do ta do ta çoje ate ne shkaterrim total .

  2. Sorrosiani Lulzime largohu se je bere gazi botes me deklarata infantile. Po 8 vjet ne krye te PD cfare bere apo tani te doli gjumi. Ka te drejte perversi dhe nacisisti Ramazon qe tall karet me ty. Ik e skuqi ndonje veze gruas a ‘shkruaj “ndonje liber se ja ke marre doren dhe boll luajte shejtan budallain

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *