• |
ide | kryesore

Basha: Në 25 prill ra demokracia, beteja me PS-në nuk do të jetë fushë me lule

Arkiva

Kur na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet që do të mbajë Partia Demokratike për të zgjedhur kryetarin e saj, kandidati Lulzim Basha është ndalur në takime me mbështetësit në Peqin dhe në Paskuqan. Lideri opozitar ka kërkuar mbështetjen nga demokratët e Peqinit dhe Paskuqanit për t’i besuar drejtimin e PD-së edhe në katër vitet e ardhshme. Kreu i demokratëve tha se të dielën e 13 qershorit, demokratët, duhet të tregojnë se nuk dorëzohen.


“Kam refuzuar dhe refuzoj ta përdor këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me ju dhe për t’u mobilizuar të gjithë së bashku edhe një herë betejën që është e vetmja rrugë për t’u përballur dhe për të çmontuar regjimin që kemi përballë,” deklaroi Basha, ndërsa theksoi se qëllimi final është largimi i Edi Ramës.


Kryedemokrati theksoi edhe njëherë se në 25 prill ra demokracia.  Një mesazh pati edhe për kritikët e tij. “Kush e mohon masakrën e 25 prillit, për fat të keq i bie me shkelm kësaj sakrifice,” shtoi Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu