• |
ide | kryesore

Basha u përgjigjet rivalëve në PD: Zgjedhjet i vodhi Rama, mos ngutni në qëndrime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një takim në Mallakastër në prag të zgjedhjeve që mbahen të dielëln për kreun e kësaj force. Basha foli gjatë duke e konsideruar 25 prillin një masakër elektorale. Ai iu drejtua edhe rivalëve të tij të mos nguten me qëndrimet pasi kjo hedh poshtë sakrificën e demokratëve.


“Miqtë e mi gjatë këtyre ditëve e javëve jemi përfshirë në këtë garë të brendshme, statutore, diktuar nga rregullat dhe nga vendimet e institucioneve të partisë. Dhe me gjithë avantazhet kjo garë ka, me bukurinë e saj që është shpalosur para gjithë shqiptarëve si partia e vetme që ka konkurrencë, ka garë, ka debat të brendshëm, ekziston dhe një rrezik i cili është rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por e konsiderojnë fitore të Edi Ramës apo humbje të Partisë Demokratike.


Të bësh këtë, të ngutesh, të vraposh drejt kësaj do të thotë ti biesh me shkelm sakrificës tuaj, sakrificës të demokratëve të Mallakastrës, të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë. E vetmja gjë që kam kërkuar është që për një gjë të kemi një qëndrim dhe kjo është 25 prilli sepse nga kjo varet dhe fati i aksionit tonë politik, varet jo thjesht fati i Partisë Demokratike dhe i demokratëve, varet fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve” – tha Basha.

Kreu i demokratëve nuk ka mbajtur ende asnjë qëndrim për deklaratën e parardhësit të tij Sali Berisha që të enjten nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në krye të PD. Përballë Bashës janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. I vodhi Rama. Ok po pastaj, si vazhdon…!!!!
    Apo mqse i vodhi Rama, te na rrosh dhe ti sa malet. Rama nuk eshte as 100 vjec, qe te presim te vdes, e ta marresh ti pushtetin, i mbarruar i lodhur deri ne kocke.
    Je bere si lypsar, si fukara turpi botes.

  2. O Lul, Rama i vodhi dhe dihej qe do i vidhte se ai i vidhte votat dhe kur konkuro i PS e vetme ne zjedhje lokale. Kjo nuk ishte ndonje surprize.

    Puna eshte ti ca po ben o mik? Kopsiti ato dosje me fakte qe ke , coja prokurorise-gjykatave. Mbushi thesin me fakte e hypi avionit e shko neperkancelarite e Europes dhe ne USA dhe tregoju cfare ka ndodhur dhe bindi.
    Protesto per vjedhjen e votes dhe mosreagimin e drejtesise per te gjykuar e ndjeku penalisht ata qe “korrigjonin hartimet me lapsne dore” duke bere te pavlefshme 85000 vota dhe qe sot e kesaj dite as e rrujane fare dhe as eshte denuar njeri.

    Keto veprime do te ndergjegjesojne dhe faktorin nderkombetar dhe do mobilizosh njerezit ketu te protestojne per kete corbe qe u gatua. Keto aksione do sjellin premisat per zgjedhje te parakohshme ose perseritje zgjedhjesh.

    Te tjerat jane pordhe syfyri me na ca karin edhe ti se pak po na e can Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu