• |
ide | kryesore

Belgjika kundër 11 ushtarëve dhe 30 mijë tifozëve: “Një pengesë që duhet kapërcyer”

-Instant, Sport



“Skuadra është përgatitur shumë mirë. Unë jam i lumtur për 10 ditët e fundit. Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë psikologjikisht, duhet të futesh mirë në turne dhe të gjesh ritmin. Ne i njohim rusët mirë dhe po ashtu ata ne, por do të jenë më shumë se 30,000 spektatorë dhe është një pengesë që duhet kapërcyer”. Këto janë shpresat dhe frika e Roberto Martinez, trajnerit të Belgjikës, në prag të ndeshjes debutuese në Kampionatin Evropian, nesër kundër Rusisë në Shën Petersburg. “Ne jemi rritur falë përvojës sonë – nënvizoi Martinez, duke folur për gjendjen e ekipit – dhe kemi mjaftueshëm eksperiencë për të menaxhuar mirë pritshmëritë. Nuk është e rëndësishme vetëm ndeshja e nesërme, duhet të marrim parasysh të tre ndeshjet në grup”. Disa probleme për Djajtë e Kuq vijnë nga infermieria, me dy mungesa të rëndësishme, por Martinez nuk ka shprehur aspak frikë: “Kevin De Bruyne nuk është këtu – theksoi ai – për shkak të një vendimi mjekësor. Ai kaloi një ditë shumë të mirë dje por dy ditët e ardhshme do të jenë e rëndësishme për të. Witsel ka qenë me grupin gjatë ditëve të fundit, dhe gjendja e tij është shumë e kënaqshme. Do të shfrytëzojmë çdo ditë në mënyrë që ai të mund të bashkohet me grupin, “përfundoi ai.

Në anën tjetër, frikë nuk ndjen as tekniku i Rusisë Cherchesov: “Belgjika ka 18 lojtarë që luajtën në Kupën e Botës në 2018. Ata padyshim që janë një ekip i fortë. Jemi përballur me ata tre herë në vitet e fundit (Rusia humbi 3-1 dhe 4-1 në kualifikimet evropiane dhe barazoi 3- 3 në një miqësore) dhe të gjitha ndeshjet ishin vërtet argëtuese. Nesër duhet të luajmë në maksimumin tonë për të fituar”, ka thënë trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov duke prezantuar ndeshjen me Belgjikën të vlefshme për javën e parë të Grupit B të Euro 2020. “Unë nuk dua që ne të luftojmë kundër Belgjikës, unë dua që ne të luajmë futboll. Është një sport tjetër – shtoi sulmuesi rus. Artem Dzyuba – Ndoshta ka pak nervozizëm, por unë nuk ndiej ndonjë presion. Kemi analizuar të gjitha ndeshjet, e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Më pëlqen që Rusia është taktikisht fleksibël dhe mund të ketë qasje të ndryshme ndaj ndeshjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *