• |
ide | kryesore

Gjenden dy armë brenda në fuçi, policia aksion për drogën në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia ka sekuestruar lënda narkotike në Krujë. Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga shtetasi P. K., banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Gjatë kontrolleve, uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu kanë gjetur në një fuçi metalike dy armë zjarri.


“Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike apo armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga shtetasi P. K., banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Brret, Krujë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli në territor, në një fuçi metalike janë gjetur të fshehura dy armë zjarri, konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë fshehur armët dhe të autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë.

Shërbimet policore po vijojnë pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara, me qëllim kapjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike ose armëmbajtjes pa leje”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu