• |
ide | kryesore

Greqia hap dyert edhe për shqiptarët që kanë bërë vaksinë ruse apo kineze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia ka vendosur që të pranojë të gjithë personat e vaksinuar pavarësisht se çfarë doze kanë marrë, të miratuar ose jo nga EMA. Nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Vana Papaevangelou e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, në lidhje me vizitorët që do të hyjnë në muajt e verës.

Sipas saj do të pranohen edhe qytetarët e vaksinuar me Novavax (SHBA), Sinovac Biotech (Kinë), Sputnic (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino Biologics (Kinë).

Pak ditë më parë ishte Francë e cila hapi dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA ndërsa Spanja dhe Hungaria njohin edhe vaksinat kineze. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *