• |
ide | kryesore

Itali/ Komiteti Shkencor rekomandon që AstraZeneca t’u bëhet vetëm personave mbi 60 vjeç

-Instant, Lajme, Të fundit



Vaksina e prodhuar nga AstraZeneca do t’u injektohet vetëm personave që janë mbi 60 vjeç në Itali. Ndërsa, ata që janë nën 60 vjeç dhe e kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, dozën e dytë do ta kenë Pfizer ose Moderna.

Ky është rekomandimi  që ka bërë Komiteti Teknik-Shkencor në Itali. Megjithatë, vendimi pritet të merret nga autoritet përkatëse.

“Rekomandimet e CTS mbi vaksinën do të përkthehen nga qeveria në një mënyrë të qartë dhe jo vetëm si rekomandime”, tha Ministri Speranza.

“Janë potencialisht edhe7.4 milionë italianë mbi moshën 60-vjeçare që do të jenë akoma në gjendje të marrin vaksinën Astrazeneca në bazë të indikacioneve të reja të Komitetit Shkencor Teknik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *