• |
ide | kryesore

Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vihet fishek te dritarja e zyrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet është kërcënuar për shkak të detyrës. Burime bëjnë me dije se disa persona të paidentifikuar ende kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshohet të jetë mesazh kërcënues. Mësohet se Bajrami ka depozituar kallëzim në lidhje me këtë çështje ndërsa blutë kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e saj. Prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen tashmë nga grupi hetimor. Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit tonë dhe kanë pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore.



1 Comment

  1. në librin tim “Misioni”, unë kam një mision, madje një mision hyjnor. Mua më ka marrë peng Zoti dhe veprimet e mija burojnë nga vullneti i Tij dhe nuk shprehin interesat e mia. Ky vullnet do të bëhet shpejt realitet dhe ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën më 25 prill, është fillimi i një makthi që do të përfundojë vetëm me rrëzimin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por unë ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe në kokën e baba Saliut se shpejt, shumë shpejt do të jem kryeministri juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *