• |
ide | kryesore

Kosovë/ 10 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë vdekje në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1,977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftim më tej bëhet e ditur se në total janë 627 raste aktive me koronavirus.

“Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679”, thuhet një njoftim.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *