• |
ide | kryesore

Kuvendi e shkarkoi/ Meta në konferencë për mediat: Pres me durim të bashkëpunoj me shumicën e re

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp pas shkarkimit të tij nga detyra nga ana e Kuvendit. Gjatë konferencës, kreu i shtetit është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim nga i Kuvendit duke e konsideruar vendimin e tij antikushtetues. Ndër të tjera, presidenti shtoi se pret me qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re.

“Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *