• |
ide | kryesore

Meta: Kuvendi aktual është turp i këtij vendi

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është rikthyer sërish deklaratave të përjavshme për mediat.

Ai u ndal te shkarkimi i tij nga ana e Kuvendit, djegia e mandateve të opozitës dhe rëndësia që ka për vendin çelja e negociatave për anëtarësimin në BE. Meta dënoi aktin e opozitës, për ndjekjen e mandatit, pasi shtoi se nga kjo, vendi mbeti vetëm me një institucion të pavarur, që sipas tij ishte Presidenca.

Kreu i Shtetit tha ndër të tejra, se çelja e negociatave për në BE është e një rëndësie të veçantë, e shpresoj që shpejt marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të zgjidhen, në mënyrë që çelja e negociatave të jetë më pranë.

“Unë jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve, kam bërë fushatë të hapur, denonco krimin elektoral. Janë gati 30 denoncime që janë nisur nga institucioni i Presidentit, në ato institucione që merren me këto çështje. Nuk ekziston ndonjë Kuvend i tillë në të gjithë kuptimin e fjalës. Ai kuvend është turpi i atyre që e krijuan, përjashtoj atë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani, është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjitha ata që e bënë këtë gjë.

Dhe që nxorën Presidentin e Republikës në pritë, sepse e lanë pa asnjë mbrojtje Republikën. Ka shumë arsye ky Kuvend që iku të votojë në këtë mënyrë, sepse, ju e dini që Presidenti ndalojë në 8 qershor, një gjakderdhje të 2019-ës, e cila do të shërbente për të shpallur opozitën në Shqipëri si një organizatë terroriste. Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë iniciontet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Pavarësisht të gjitha mangësive, vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë një pluralizëm parlamentar.

Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Njëkohësisht kanë shumë të drejtë, pasi u mësuan keq me 120 deputetë, kartonëngritës. Njeriu kur nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien, që është themeli i një Republike Demokratike, normal, pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë.

Drejtorët e kujt ishin ato që vajtën atje dhe shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan dhe kush planifikonte që atë dhunë ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë sepse mësohesh keq me 120 kartonë në parlament. Sa i takon përpjekjeve të Presidentit. Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave, shpresojmë në një qasje sa më vizionare nga ana e BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Na vjen keq që ka dalë problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ne mbajmë mend, kur Bullgaria ishte gati, ne bëmë zgjedhje moniste. Jemi këtu ku jemi, edhe ne edhe Maqedonia, vuante Maqedonia prej nesh, tani vuajmë të gjitha së bashku. Ju e dini që në prill të para një viti, kam paraqitur një platformë politike për të ndihmuar integrimin BE dhe përgjigja ishte hedhja në erë të Teatrit Kombëtar”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *