• |
ide | kryesore

Mourinho ka një mesazh për Ronaldon: “Ik nga Italia e më lër të qetë”

-Instant, Sport



Josè Mourinho nuk është i panjohur në batutat therëse. E kështu, ndërsa është në pritje të fillimit të aventurës së tij me Romën, i kalon ditët duke studiuar ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në Euro 2020, pa harruar të lëshojë ndonjë nga perlat e zakonshme të tij. Vëmendja kryesore është e gjitha për Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon. “Në ekipin portugez problemi do të lindë kur Cristiano të largohet – tha Special One për ‘The Sun’ – Tani për tani është aty lideri, njeriu kryesor, ai që tërheq tërë vëmendjen. Dallimi në status me të tjerët është aq e madhe sa mendoj se nuk ka asnjë lojtar të vetëm në ekip që do të dëshironte të ishte në një situatë tjetër. Ata ndihen të mbrojtur nga kjo atmosferë që rrethon Cristianon dhe kjo është mirë për ekipin”.

DO IKËSH APO JO?— Mourinho është ndalur sërisht të ngacmojë CR7 për TalkSport: “Ai duhet të largohet nga Italia tani dhe të më lërë rehat! – bëri shaka trajneri i ri i Romës – Të gjithë thonë, dhe unë gjithashtu: ai nuk është më 25 vjeç, por 36. Nuk shënon më 50 gola, por sa? 35. Është e pabesueshme, numrat flasin vetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *