• |
ide | kryesore

Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Foto e përqafimit të Edi Ramës dhe Albin Kurtit pati nevojë për një sqarim nga Vetëvendosje e Tiranës. Ndryshe nga ç’duket në pamjen (lart), Boiken Abazi i VV rrëzoi dukjen e përqafimit vëllazëror mes Ramës dhe Kurtit dhe dha një interpretim tjetër. Sipas tij Rama ngjan me shumë me një boksier që peshohet për t’u shplodhur pak te kundërshtari, para se ta grushtojë atë sërisht.

“Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar” shkruajti Abazi që përmend sulmin që Kryeministri i Shqipërisë i bëri atij të Kosovës në intervistën për Euronews Belgrade.

Lexo edhe: Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë propagande për koronavirusin

Në intervistën që u transmetua në Beograd, Rama foli hapur për padinë për gjenocid që pala kosovare po tenton të ngrejë kundër Serbisë. Mund ta kishte shmangur, mund të kishte qëndruar neutral apo mund ta kishte mbrojtur padinë për gjenocid, por bëri të kundërtën.

E sulmoi atë si të pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, kur tha: “Ne nuk jemi vetëm në botë. Ne kemi partnerë, aleatë. Vetëm Kosova është një realitet i ri, i cili është rezultat i përpjekjeve të mëdha brenda dhe jashtë Kosovës. Këto ide dhe vendime të shkëlqyera nuk duhet të merren vetëm sepse dikush mendon kështu ose thjesht sepse ne mendojmë kështu, por duhet të bëhen në një rrugë të qartë konsultimi dhe dëgjimi të asaj që partnerët dhe aleatët tanë kanë për të thënë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë që e mbështet atë ide”.

Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Por më shumë se një goditje për Albin Kurtit, deklarata e Ramës ishte një mesazh për të qetësuar Aleksandër Vuçiçin. Pak ditë më parë, presidenti i Serbisë, kishte hamendësuar se, duke qenë se Kosova nuk ishte pjesë e OKB-së, vetëm një ndihmë nga Shqipëria mund ta kthente padinë në realitet.

“Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po kërcënoni Serbinë me gjyq për gjenocid? Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, kishte thënë Vuçiç.

Pikërisht pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ramës, që kësaj radhe ka nxituar të qetësojë Vuçiçin, se ai do t’i qëndrojë larg projektit. Padia ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë është pjesë e programit qeveritar, madje Kurti e ka quajtur atë “një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”.

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, tha ai pas miratimit të programit të vet qeveritar.

Kjo nuk është hera e parë që Rama del në krah të Vuçiçit, kundër kryeministrave të Kosovës. Emblematik është rrëfimi i Ramush Haradinajt në takimin në Samitin e Berlinit kur ai tregonte i irrituar se si Edi Rama i kërkonte që të tërhiqej nga taksa 100% për produktet serbe në sy të të gjithëve shefave të shteteve në Berlin. Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: “Ai m’i bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje”.

Po aq i rëndë është edhe momenti tjetër i takimit për Shengenin Ballkanik në Tiranë, kur pas një deklarate të Vuçiç, Rama shpërtheu në etiketime ndaj liderëve të Kosovës që i kishin prishur punë me “mikun” e privilegjuar në Tiranë. Më e rënda nga deklaratat qe se politikanët kosovarë po e minonin këtë proces për interes të politikave të tyre të brendshme. Rama aludoi hapur edhe kundër Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurtit, kur tha se “nuk mund të ecet përpara me fantazi neo- marksiste dhe proteksionizëm si ai që aplikojnë shtete të mëdha si Kina apo ShBA”.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2019/04/30/haradinaj-deshmon-dyfytyresine-rama-flet-ndryshe-me-te-huajt-ndryshe-per-shqiptaret-video/



16 Comments

  1. Nuk se po e dimë tani këtë gjë.Kjo u pa që me vizitën e tij të parë në Sërbi se çfarë do të ishte politika e tij kundrejt Sërbisë.Politika pro serbe e antishqiptare.Nuk e di se kur ky popull i majtë do ndërgjegjësohet njëherë!!

    1. O Gimi, o loqe te djathtet jane te gjithe komunista me kryekomunistin Sali Berisha qe Amerika se shpejti do e burgose per krimet qe ka bere.Edi Rama te djathteve ju fut kallamin ne b…

    2. ca titulli “Rama qeteson Vucic”…. vazhdon Berishizmi dhe ne gazetari, duhet shuar kjo forme Berishizmi dhe nga gazetaria qe vetem shtyn drejt urrejtjes, dhunes, percarjes, luftes verbale. Edhe komunistat ishin me te bute me kundershtaret e tyre

  2. Të kënaqur duhet të jenë dhe fëmijët e Berishës, dhe familja në tërësi. Jo se do t’u bëhet gjyshi kryetar i PD, por se ka marrë përsipër çdo shkelje ligjore të tyre, çdo akt korruptiv dhe kapje shteti.

    Ky është një sinjal që ai nuk do të pranojë ndëshkueshmërinë ligjore dhe do ta shmangë atë politikisht. I njëjti politikan që disa vite më parë qetesonte kolegët e mi, kur binte puna tek skandalet e djalit e vajzës, duke u thënë “nuk e kam djalin nën kontroll”, “nuk e di ç’mund të më ketë bërë” e gënjeshtra të tjera, sot i ka marrë ato përsipër.

  3. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES DHE ILIR METES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KA***N NE BYTH EDI RAMES DHE FRROK CUPIT

  4. Rreziku kryesor mandatit të Berishës i vjen pikërisht nga ligji që vetë Lulzim Basha e quan “majën” e suksesit të tij, ligji për “Garantimin e Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” që rëndom quhet ligji i Dekriminalizimit!

    Operimi i këtij ligji në radhët e politikës dhe të administratës shqiptare që nga viti 2015 ka bërë që shumë politikanë, zyrtarë të lartë dhe persona të tjerë me funksione shtetërore të humbasin postin, mandatin apo vendin e punës.

    Një ndër pikat kryesore të këtij ligji që ka bërë “batërdinë” dhe ku Lulzim Basha ka gati 6 vite që mbahet në “këmbë” duke bërë politikë me të ka qënë ai i dëbimit të këtyre personave politikë në rininë e tyre të hershme nga vendet anëtare të BE,Ymer kujdes haloperidolin e salihut,eshte ilac per Qent si salihu jo per shpellkar cecen si ty

  5. “Këto ide dhe vendime të shkëlqyera nuk duhet të merren vetëm sepse dikush mendon kështu ose thjesht sepse ne mendojmë kështu, por duhet të bëhen në një rrugë të qartë konsultimi dhe dëgjimi të asaj që partnerët dhe aleatët tanë kanë për të thënë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë që e mbështet atë ide”.

    dmth ky zbulon qe vendimi shba-ve per Berishen i bie te jete plotesimi i nje kerkese bere nga ky atyre. Pra ktij s’ia ka mbajt bytha ti hyje vet si shtet drejtesise me vucidolsin.

    ndersa Ilir Meten syri ja ka hanger se e ben

  6. Politikanet e kosoves kane nevoje per kohe e eksperence qe te mesohen ti hedhin hapat kujdesshem e shpinen ta ruajne. Te mos maten me hijen e mengjezit e te mos harojne qe jane nje vend i vogel.

  7. Astrit…! Gjithmon politikanet e Kosoves dhe akoma me teper shqiptaret e Kosoves kan ”perfituat” shume nga eksperienca e politikaneve te Shqiperise.

  8. Basha thekson më tej se shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

    Nderkohe qe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka justifikuar dhe shpalljen “non grata” nga SHBA me perpjekjet e tij per te shpetuar Kosovgen nga ndarja, ka heshtur. Po merret me plehrat ne Kavaje!

    Ndersa Basha e “thumbon” duke i permendur mirenjohjen per SHBA!

  9. Per komentet e mesiperme.Nenshtrojuni Serbit,Rusit,Kinezit,Turkut,Amerikanit dhe vetem shqiptarise JO.
    Kryeministri antishqiptar E.Rama, eshte me i pafytyri kryeminister qe ka patur vendi yne.Mashtrues me llafe e batuta qe vetem ne interes te Kombit tone nuk jane.Servil dhe shantazhues njekohesisht,ai me qendrimin e tij,po e ndan Kombin tone shume thelle.As diktatori E.Hoxha nuk ishte i tille.
    Ai dhe shume te tjere si ai ne Shqiperi,i duan kosovaret vetem nga 15 Maji deri me 15 Shtator.
    Popull interesaxhi dhe sahanlepires,pa shtylle ne korriz.
    ALVANIKARE te ALVANIQISE!

  10. Falë këtij poltroni e zagari të shkijeve, sot policët serb po maltretojnë pushuesit Kosovarë në Velipojë!!!

  11. O Turi derr, ste rruhet ty se ti vetem ha buke e dhjet por i rruhet njerezve me gjak e me dinjitet. Ptu rracqire muti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *