• |
ide | kryesore

Shqetësim për variantin Delta: Në Britani, mutacioni përbën 91% të rasteve

-Instant, Lajme, Planet

Më shumë se 90% e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi. Këtë tha ministri i Shëndetësisë Matt Hancock në fjalën e tij para një komisioni parlamentar. Ndërsa ka vaksinuar plotësisht, gati 30 milionë banorë Britania e Madhe po përjeton rritje të rasteve me koronavirus. Mbi 7500 raste të reja u shënuan të mërkurën, rritja më e madhe ditore që prej 26 shkurtit. Kjo tregon se varianti Delta po përhapet me shpejtësi rreth vendit. 6 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi, në 24orët e fundit.


Situata me pandeminë, po rrezikon, atë që ishte cilësuar si rihapja e madhe e vendit, në 21 qershor kur do të hiqeshin gati të gjitha kufizimet. Edhe kancelarja Merkel, e cilësoi si shqetësues variantin indian.


“Nuk duhet të harrojmë se koronavirusi nuk është zhdukur. Jemi të shqetësuar nga i ashtuquajturi varianti Delta, i cili po përhapet shpejt në Britani. Duhet të përshpejtojmë vaksinimin, për të rritur mbrojtjen nga varianti”.

Më herët kreu i OBSH në Europë, Hans Kluge paralajmëroi se kontinenti ishte ende larg imunizimit, ndërsa rreziku për përhapjen e variantit Delta ishte real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu