• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 11 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 1 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 11 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 1 humbje jete.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati.

 

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915

Testime totale 751,831

Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *