• |
ide | kryesore

Takimi Rama-Kurti, VV: S’ishte përqafim vëllazëror, por prej boksieri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se përqafimi që kryeministri i Shqipëri Edi Rama i bëri atij të Kosovës Albin Kurti në Tiranë, nuk ishte vëllazëror.

Abazi shprehet se ai ishte një shtrëngim boksieri për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Sipas Abazit grushti erdhi në intervistën e dhënë nga Rama për mediat serbe.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thotë ai.



3 Comments

  1. shqiptaret mire qe votojne dhe rivotojne te keqen por marin ne qafe dhe kosovaret, race qe pjell perbindesha dhe bashkjeton me to.,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *