• |
ide | kryesore

Toka ‘zyrtarisht’ ka pesë oqeane! National Geographic më në fund njeh Oqeanin Jugor të Antarktidës

-Instant, F1, Stil



Hartografët në National Geographic më në fund kanë njohur Oqeanin Jugor të Antarktidës në hartat e tyre, duke e çuar numrin e oqeaneve të Tokës në pesë.

Kjo shoqëri e cila ka publikuar harta të botës që nga viti 1915, njoftoi publikisht politikën e tyre të re dje, që të përkojë me Ditën Botërore të Oqeanit.

National Geographic e ka përcaktuar oqeanin si të lidhur nga rryma që rrjedh rreth Antarktidës.

Oqeani Jugor bashkohet me Arktikun, Atlantikun, Indianin dhe Paqësorin në listat e tyre, megjithëse statusi i trupit rrethues të Antarktidës mbetet i kontestuar ndërkombëtarisht.

Sidoqoftë, National Geographic shpreson që hartat e tyre të rishikuara do t’i ndihmojnë njerëzit të mendojnë ndryshe për Oqeanin Jugor, duke inkurajuar kështu ruajtjen e tij.

Artikulli i plotë (kliko këtu)

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *