• |
ide | kryesore

Video/ Italia magjeps në debutim: tre gola për tre pikë, shpartallohet Turqia

-Instant, F1, Sport, Video



Euro 2020 për Italinë fillon me tre gola kundër Turqisë: ekipi kombëtar i Mancinit fitoi 3-0 në Olimpico me të gjitha golat të shënuar në pjesën e dytë. Pas një pjese të parë të dominuar, por pa bërë keq, rezultati u zhbllokua nga autogoli i Demiral në goditjen-kros të Berardit në minutën e 53. Sapo mori epërsinë, Italia përshpejtoi të siguronte rezultatin, duke dyfishuar me Immobile në minutën e 66, pas reagimit të Cakir në goditjen e Spinazzolas dhe, më pas, duke firmosur trisin me Insigne.

Debutim i mrekullueshëm i Italisë së Roberto Mancini, që në mënyrë evidente dominoi Turqinë, i shënoi tre gola dhe e nisi në mënyrë spektakolare këtë Europian. Një pjesë e parë tepër e bllokuar, me turqit që menduan vetëm të mbroheshin. Cakir ishte vendimtar në goditjen e Chiellini, pastaj në shtesë arbitri nuk akordoi prekjen me dorë brenda zonës të Celik, edhe pse duhej të ishte penallti.

Ndryshimi ndodhi në minutën e 53′: Berardi kaloi në fundore Meras e krosoi me të djathtën, Demiral në tentativë për ta larguar e dërgoi në portën e tij me gjoks, duke fiksuar golin e parë në europian dhe autogolin e parë, në të njëjtën kohë, në Euro 2020. Ndeshja ndryshoi: Immobile gjeti golin e dytë pas pritjes së Cakir ndaj një Spinazzola të pamarkueshëm, pastaj turqit u tradhëtuan edhe nga Cakir, që me një rivënie të topit në lojë në mënyrë të gabuar i dha mundësinë kundërsulmit italian që solli 3-0 e Insigne, i shërbyer mirë nga Immobile. Italia merr kështu menjëherë kryesimin e grupit A dhe paralajmëron Zvicrën e Uellsin që do të luajnë nesër ndeshjen e tyre të parë, në tentativë për të shqetësuar kryesimin e formacionit të Mancinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *