• |
ide | kryesore

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje për takimin mes Kosovës e Serbisë, i cili pritet të mbahet të martën më 15 qershor në Bruksel.

Në këtë takim për herë të parë për çështjen e dialogut do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një komunikate për medie zyra e BE-së, njofton se takimi do të jetë i nivelit të lartë, që siç edhe dihet do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajçak.

“Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në këtë komunikatë.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.



1 Comment

  1. DITMIR BUSHATI DUHET TE JETE KESHILLTAR I ALBIN KURTIT DHE PASTAJ EDHE PRESIDENT I KOSOVES thotë:

    BATON HAXHIU ,EDI RAMA ,DHE YMER GELBAZA KELLIRA KANE FILLUAR TE NXJERRIN DIARRHOEA NGA GOJA E QELBUR E TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *