• |
ide | kryesore

30 vite PS/ Rama falënderon Nanon: E ‘vrava’ babain politik, por e gjeta serish të rilindur

-Instant, Lajme, Të fundit



Kongresin e PS-së, Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë. Më tej kryetari i PS-së, tha se kjo ditë bëhet dyfish më e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi.

Kryeministri Rama gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kontribuan për Partinë Socialiste. Ai e pati një falënderim të veçantë për Fatos Nanon.

“Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj,. babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku”, tha Rama.



10 Comments

  1. Hipokrizi mavi. A i preu thonjte e piste.
    Kush jeton me vjedhjet nga pushteti te shpallet tradhetar.
    Vjedhja e votave e masakrimi i zgjedhjeve do ju zere fytin nje dite.
    Parti e dale nga kucedra gjakatare.

  2. Jo zoteri, ti nuk “vrave ” babain politik, ti vrave shpresen e shqiptareve se mund te jetojne ne
    atedheun e tyre, ti e njesove shtetin me partine duke i prishuar atij kolonat jo vetem juridike
    te balances se pushteteve por edhe kolonat morale, ti i bere ligjet per tu pasuruar per vete e
    sojin tend e per te varferuar e mjeruar shumicen e popullit shqiptar, ti i bere burgjet per te
    ngujuar atje te varferit dhe parlamentin strehen e krimineleve ,hajduteve e te korruptuarve
    ti e ktheve Shqiperine nga shtepi e te gjithe shqiptareve ne shtepi vetem te socialisteve dhe popullit opozitar u ke vene shkelmin ne fyt, u mohon te drejtat e i shtyn te largohen nga Shqiperia.
    Sot ju i bini fanfarave te fitores, por jo te fitores mbi varferine, mbi pabarazine, mbi injorancen
    mbi prapambetjen, por fitores mbi popullin opozitar, mbi te drejtat dhe lirite tona, mbi pjesen e
    Shqiperise sone qe ju doni ta rrembeni dhe prej se ciles ju doni te na largoni. Kjo eshte fitorja
    e njeres gjysme te popullit kunder tjetres, nuk eshte fitorja e popullit shqiptar sepse njera pale
    ndjehet e humbur, e pashprese dhe gati per ti lene lamtumiren atedheut te te pareve qe u
    uzurpua forcerisht e padrejtesisht nga ju.

  3. Pse mos vetëm Nanon???Sa të tjerë ke vrarë e do vrasësh tani në mandatin e tretë.Dhe janë të gjithë socialistë.Por mbi të gjitha ti po vret Shqipërinë dhe gjithë hapësirën mbarë shqiptare me lojrat e tua të fëlliqura me kufijtë e Kosovës dhe detin.

  4. Nano rilindi qe kur mori Xhoi mesimoren per grua. Ske faj se prej Fatosit te partise i ke te gjitha por si gjithmone do tregohesh mosmirenjohes dhe bythqir

  5. O Paulin, spo i rruhet kari a e vrave apo plagose babain tend politik. Puna eshte se pushetit yt eshte kthyer ne diktature. Kur kjo eshte e gershetuar dhe me narco trafic, eshte akoma me mut. Shif si po te boshatiset Shqiperia, per 8 vjet te kane ikur 560000 vete. Keto besoj ikin se nuk e perballojne mireqenien qe ke sjell dhe do vazhdosh te sjellesh.

  6. Problemi me i madh i ketyre te pa udheve dhe te humburve eshte qe keta mendojne qe mund te rilindin. e din veten Zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *