• |
ide | kryesore

COVID-19/ Asnjë humbje jete, shënohen 12 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vend nuk ështe regjistruar asnje viktima, por janë shënuar 12 raste të reja. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      19
Të shtruar në spitale      21
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759
Raste pozitive             132,449
Raste të shëruara        129,826
Raste Aktive                  170
Humbje jete                  2,453



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *