• |
ide | kryesore

Donnarumma, akord total me PSG: vizitat mjekësore dhe 5 vjet me 12 milionë në sezon

-Instant, Sport



Gigio Donnarumma është në fakt një lojtar i PSG-së. Ish-portieri i Milan tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin parisien me të cilin ai do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me vlerë 12 milionë në sezon, duke përfshirë bonuset. Titullari i kombëtares italiane ka mbyllur telenovelën e merkatos që vazhdonte prej disa muajsh me kuqezinjtë që u mbrojtën me blerjen e Maignan nga Lill dhe Donnarumma që ka zgjedhur ofertën më të përshtatshme mes atyre të Juventus, Barcelona e PSG. Gjatë ditës, stafi mjekësor i PSG pritet në Coverciano, ku Donnarumma do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para se të vendosë firmën.

Me pak fjalë, është gjithcka e kryer. Marrëveshja, e cila mori hov më pak se një javë më parë, hyri në seriozitet në ditët e fundit deri në akordin e orëve të fundit. PSG, i gatshëm të bëjë gjithçka për ti rrëmbyer Donnarumman konkurencës, iu nënshtrua kërkesave të Gigio dhe menaxherit të tij Mino Raiola duke vendosur në tavolinë një kontratë faraonike dhe lojtari, fillimisht i dyzuar për një transferim jashtë vendit, nuk ishte në gjendje të thoshte jo.

Në këtë pikë, me ish-portierin e Milan të përfshirë me Italinë në Kampionatin Evropian, vizitat pothuajse me siguri do të zhvillohen në Coverciano. Pas kësaj, mbetet vetëm zyrtarizimi që sezonin e ardhshëm do ta shohë Donnarumman me fanellën e PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *