• |
ide | kryesore

Eriksen shembet në fushë, masazh kardiak: foto që të bën të shpresosh

-Instant, Sport



E gjithë bota, jo vetëm e futbollit, mban frymën tani në pritje të lajmeve mbi Christian Eriksen, lojtari danez që u shemb në fushë në minutën e 43 të ndeshjes së Euro 2020 me Finlandën. Mesfushori iu afrua një shoku që do të kryente rivënien anësore për të marrë pasimin, por papritur u shemb në tokë. Shokët e skuadrës kërkuan menjëherë ndërhyrjen e mjekëve, që sapo u afruan kuptuan sa e rëndë ishte situata. Mesfushorit të Danimarkës iu bë një masazh i gjatë kardiak, ndërsa publiku në lot vëzhgonte me ankth situatën e pamenduar, ndërsa shokët e rrethonin për ta mbrojtur nga telekamerat, ndërsa e shoqja në anë të fushës ngushëllohej nga Kjaer e Schmeichel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *