• |
ide | kryesore

Italia pezullon vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

-Instant, Lajme, Të fundit



Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali. Të gjithë personat nën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, dozën e dytë do marrin vaksinën Pfizer ose Moderna. Ky vendim vjen pasi  një 18-vjeçare humbi jetën në Itali pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç  do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, teksa theksoi se në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet.

Sipas një raporti të publikuar këtë javë, AIFA tha se incidenca e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit ishte rreth një në 100,000 të vaksinuar, kryesisht nën 60 vjeç.



2 Comments

  1. SHTET BASTARD. I BIE QE MBI 60 VJECARET LE TE VDESIN APO LE TE KENE PROBLEME NGA KJO HELM VAKSINE ( EDHE TE TJERAT NUK JANE ME TE MIRA)

  2. Perderisa nje vaksine ka efekte vdekjeprurese, duhet te hiqet nga qarkullimi. Jo nen 60vjec, jo mbi 60vjec! Cfare jane keto idiotizma mjeksie?! I kthen njerezit ne kavie laboratori! Vari trapin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *