• |
ide | kryesore

Kishte futur dy emigrantë në bagazhin e makinës, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me automjetin e tij dy emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt BE-së. Blutë bëjnë me dije se I. D., 24 vjeç, banues në Korçë është ndaluar pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq. Ai i kishte futur emigrantët në bagazhin e automjetit për të shmangur kontrollet e policisë.

“Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *