• |
ide | kryesore

Konflikti i plotë, çfarë ndodhi gjatë intervistës së Bieta Sulos me Roza Latin

-Instant, Paparazzi, Slider

Një intervistë e moderatores Roza Lati në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon në Top Channel u bë shkak i një konflikti mes Rozës dhe Bietës, përfshirë edhe Top Channel që i ka fshirë një video nga Instagrami, me gjasë një pjesë nga emisioni.


Roza u ftua në “Ftesë në pesë” për të folur në lidhje me një set fotografik të titulluar “Do të isha miliardere nëse do të shisja videon time të seksit”. Në foto, Roza shfaqet me të brendshme në vaskë e rrethuar nga detaje që krijojnë një gjendje intime, sensuale dhe ekstravagante.


“Po ç’pate moj vajzë?! Njerëzit çfarë të bëjnë kur ua nxjerrin, ua postojnë ndonjë foto padashje. Ti me dashje dhe madje ua çon vetë nëpërmend se çfarë do të ndodhte nëse do të nxirrje ti kasetën tënde të seksit,” i thotë Bieta në fillim të intervistës dhe më pas Roza sqaron që thjesht ishte një titull provokues që projekti të shitej, pasi nuk ka video seksi dhe nuk do ta publikonte kurrë nëse do ta kishte.

Në vijim, Roza përmendi disa projekte të saj dhe u shpreh se gjithmonë është “transgresive, e ekazagjëruar. Nuk bëhej fjalë që do të ishte diçka transgresive edhe në këtë set. Kishte ardhur koha që të lançohesha pak me sensualitetin femëror dhe me luksin. Të gjitha kanë qenë shumë të forta, doja diçka që të ishte feminile, sensuale, të ishte luksi, sepse kjo tërheq”.

“Apo t’i biesh në sy dikujt, apo…” i thotë Bieta më pas, fill sapo Roza po shpjegonte arsyet pse zgjodhi një set të tillë.

“T’i bie në sy dikujt? Jo zemër, unë bie në sy edhe kur dal poshtë me shapka me gisht dhe nxjerr qenin të bëjë çiçin,” thotë Roza.

Biseda më pas përqendrohet te kaseta e seksit. “Atëherë [nëse bie në sy] pse ishte nevoja ta thoje, që të shisja kasetën e seksit? Ka një kasetë?” thotë moderatorja Bieta Sulo, pyetje të cilës Roza iu përgjigj duke thënë se nuk ka dhe është kundër”.

Biseda mes tyre duket pasive-agresive:

Bieta: “Po ti do të guxoje [të shisje një video seksi]?”
Roza: “Kurrë”
Bieta: “S’ka kasetë.”
Roza: “Unë e kam talentin zemër. S’kam nevojë të tërheq vëmendjen në atë mënyrë. Ne punojmë, kemi talentin, punojmë me qejf, bëjmë ndonjë projekt.”
Bieta: “Tani e tentove çik Roza. Me këto foto e tentove pak, që të luash, të tërheqësh vëmendjen.”

Roza thekson se jo detyrimisht kur ke ndonjë ide të bukur, duhet me patjetër të kesh një arsye, ndërsa Bieta i përgjigjet duke thënë se “kur zhvishesh edhe ka ndonjë arsye”.

Në vijim, Bieta e vendos Rozën para disa situatave për të cilat ajo “do ta shiste realisht kasetën e seksit”.
“Nuk do ta shisja. Unë nuk shes kasetë seksi. Nuk do e bëja kurrë. Me titullin e projektit tim unë bëj ç’të dua dhe ngacmoj, por s’do të thotë se pajtohem me këtë […] Për mua mbylle këtë rubrikën fare.” – thotë Roza.

 Në fund të intervistës, biseda përqendrohet te vendimi i Rozës për t’u bërë nënë.

“Po presim fotografitë [e ditëlindjes] dhe lajmin kur të jesh vërtet shtatzënë. Mund të na japësh ndonjë datë tjetër sot?” pyet Bieta pa diskutuar asgjë më shumë.

“Dukem e qetë dhe e buzëqeshur, por thellë-thellë po djersis. Uhh! Po, emisioni u mbyll, do rinisë në shtator. Faleminderit që pyete. Dhe seriali që do dalë në shtator, ‘Nina’, ka dalë shumë bukur, gozhdohuni para RTSH-së se aty do dalë. Mirë në përgjithësi.” – ironizon Roza.

Në Instagram, ajo shkruan se Bieta e ka ftuar në emisionin e vetë dhe e ka ofenduar, duke e konsideruar një abuzim me imazhin e saj.

“Nuk e kuptoj, të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendoj…Dhe ndërkohë më fshini videon? Kam 1001 inbox-e nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar…dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha inbox-et një e nga një meqe po luani kaq pisët dhe më fshini videon. #AbuzimMeImazhin.”

Pjesa dërrmuese e njerëzve në postimin e Rozës bien dakord me faktin që intervista ka qenë fyese.

Ç'ndodhi gjatë intervistës? Roza Lati për Bieta Ç'ndodhi gjatë intervistës? Roza Lati për Bieta Ç'ndodhi gjatë intervistës? Roza Lati për Bieta

Ç'ndodhi gjatë intervistës? Roza Lati për BietaAnabel

5 Comments

  1. Beta mer rroge edhe ne bashki edhe ne ujsjelles edhe ne tvsh e too cancel eshte e perkedhelura e regjimit bashke me burrin

  2. Gruaja e Albanit eshte ministre e se nesermes, me shume mundesi e Kultures!
    Mos ua vini re ketyre, se patronazhizmin e kane ne gjak!

  3. Po lexoj pak komentin e pare. Si ka mundesi qe kjo pickehardhuca te marri rroga kot????? Pse nuk niset nje investigim???? Fiks Fare,?? Stop??? Nje ankese. Si ka rene askujt ne sy kjo pune???? Ajo eshte person publik. Pse nuk cohet deri ne fund……..

  4. Ja dhe niveli vipave tane. Bieta me nje emision te lodhur me tema aspak interesante dhe specialiste tubash ne Ujesjelles tjetra gjysem metri me gjoks te bere dhe nje emision qe e shikojne vetem katunaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu