• |
ide | kryesore

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës në Himarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banor i fshatit Qeparo, në Himarë, është vënë nën prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke kryer punime në banesën e tij, pa leje nga organet kompetente.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit P. P, banues në fshatin Qeparo.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.



1 Comment

  1. U cmendshi o Zot. Pse e arrestoni, ai nuk ka si ti jape leje vetes, jepjani lejen, apo nuk ja jepni se

    nuk eshte kkriminel e trafikant. Si mund te arrestohet njeriu se punon ne banesen e vet me djersen e vet

    pa i sjelle dem apo cenuar askend. Ju jeni pasardhesit e asaj parti-komunisto-fashiste qe u hoqen njerzve

    edhe bagetite e pulat dhe i late femijet tu thahet goja per nje pike qumesht. Qellimi juar i vetem eshte

    ti beni sa me keq popullit te thjeshte, atij qe punon e ushqehet me djersen e ballit, vuajtjet qe u

    shkaktoni jane argetimi juaj. Kur per vete keni vila, hotele , resorte e miliona euro neper ofshore u

    vret syte nje shtese kati tek nje hallexhi qe ndoshta per te plotesuar nje nevoje ka hyre edhe borxh.

    Turpi dhe ndeshkimi i Zotit ju mbulofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *