• |
ide | kryesore

Mandati i tretë, Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata dhe risia e Këshillimit

-Instant, Lajme, Të fundit

Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi piketat e punës së mandatit të tretë pas fitores së 25 Prillit. Fillimisht kreu i socialistëve foli për institucionin e ri, që do të krijohet, “Këshillimi Kombëtar” për konsultimin me qytetarët të paktën njëherë në vit për cështje thelbësore.


Nga ana tjetër, ai ka bërë me dije se do të pësohet një metamorfozë në administratë, ku  tha se do u jepet fund me emërimet politike, e ndërsa tha se do të hapet një fushatë 1-vjeçare për anëtarësime të reja në PS me më të studentët më të mirë që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit.


ua që mandati i tretë të shënojë një hapje të re nga njerëzit e këtij vendi duke i përshirë përmes një institucioni të ri “Këshillimi Kombëtar”, që populli të mos dëgjohet njëherë në 4 vite, por të paktën njëherë në vit nga shumica qeverisëse.

Cështjet me interes kombëtar do i ndajmë me popullin dhe do të këshillohemi me të gjithë që duan të shprehen përmes “këshillimit Kombëtar” që nuk është ushtrim komunikimi, por institucion ndërveprimi me shkrim me të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që duan të përfshihen, po me shkrim, na thonë “PO” apo “JO” për cka ne shtrojmë si alternativa të mundshme për cështje të caktuara. Do të përgatitemi që në këtë vjeshtë për këshillimin kombëtar. Platforma e bashkëqeverisjes të ngrihet në një nivel të ri…Hapat që kemi hedhur me rekrutimet në shërbimin civil, infermierëve, mësuesve dhe policëve janë të pamjaftueshëm për t’u ngritur në majë. Çlirimin e sektorit publik nga parazitë dhe injorantë me mbulesa politike, që e bëjnë flamurin e PS-së të duket si lecka e “gabit”. Duhet të angazhohemi në një fushatë anëtarësimesh një vjetore, t’u japim dyert e qeverisë që nga dyert e kabineteve të ministrave, të ministrive, agjencive, bordeve, për vajza dhe djem të shkolluar jashtë shtetit dhe të shkolluar me rezultate të shkolluara brenda shtetit” tha Rama.

 

7 Comments

  1. Pra do te kthejme pleniumet. Partia do jape direktivat nga lart dhe populli do te brohorase nga poshte. Zgjedhjet, referendumet qe kane vlere ligjore do te suprimohen . Opoziten do ta mbajme se te mos na thone qe sjemi vend demokratik. . Ore rilindje per ideal t’ Partise

  2. Hahahah “Keshillimi kombetar qe populli te degjohet cdo vit dhe jo vetem ne cdo 4 vite”:))). E thene kjo, nga ai qe dhe njehre ne 4 vjet kur shkon te keshillohet kombetarisht thote “Me jepni tepsine dhe timonin” dhe pasi pellazget ja japin, athere thote ” tani do bej programin”:)).

    Paulini ska faj per aq kohe sa shumica jone eshte akoma enversite dhe votojne nje kriminelo-hajdut vetem e vetem qe eshte “derivat” i byrose.

  3. E vetmja pune e ofruar ketu ne 30 vjet eshte te besh parazitin me kohe te plote. Kjo eshte merita e ketyre dhe e jona bashk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu