• |
ide | kryesore

Media turke i dorëzohet madhështisë së Italisë: “Na i morën mendtë”

-Instant, Sport



“Na i morën mendtë”. Eshtë një nga komentet që mund të lexohet në gazetën turke’ Hurriyet ‘pas disfatës 3-0 të skuadrës së Senol Gunes kundër Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian. “Diferenca në ritëm dhe kualitet fizik, asnjëherë nuk ishim në gjendje të çojmë topin përpara,” vazhdon e përditshmja. I ashpër edhe komenti i së përditshmes tjetër sportive, Fanatik: “Ishte ndeshja më e keqe e luajtur prej një kohe të gjatë. Është e vështirë të flasësh për një ekip të madh për Italinë. Po, kanë pasur një seri të mirë rezultatesh, por a e kemi studiuar ndonjëherë Italinë?”

Më i butë, por gjithsesi shumë pozitiv, komenti i gazetave të tjera të huaja, pothuajse të gjitha në një linjë, nga spanjollët te francezja L’Equipe, që flasin për një rilindje të të kaltërve, duke nënvizuar në titujt se “Italia është kthyer të bëjë Italinë”, një shenjë e një ndryshimi të qartë të kursit pas dështuar të kualifikimit në Kupën e Botës, tre vjet më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *