• |
ide | kryesore

Nën e bir nga Shqipëria zhduken në Gjermani, dyshohet se janë marrë peng

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar janë zhdukur në Gjermani që nga e enjtja paradite. Sipas mediave gjermane, policia dyshon se ato janë marrë peng dhe janë kthyer drejt Shqipërisë.

Nasibe K. 34-vjeçare dhe Beni, i biri i saj, dyshohet se u rrëmbyen nga persona qe leviznin me një makinë tip “Audi”. Siç raporton “Bild”, dyshimet e hetuesve lidhen me ish-bashkëshortin e Nasibes, Blerimin.

Policia thotë se rrëmbimi mund të jetë plan i tij, dhe të enjten në mbrëmje ai u arrestua në Ratingen.

Gruaja dhe djali i saj u zhduken teksa ishin duke pritur autobusin, kur një Audi u ndal para tyre, dhe persona ende te paidentifikuar kanë rrëmbyer gruan dhe djalin 3-vjeçar, raporton albinfo.ch.

Duke mos vertetuar dot lidhjen e tij me ngjarjen, burri i te zhdukures dhe babai i djalit u lirua të premten nga Policia.

Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *