• |
ide | kryesore

“Nga Turi te Sindi” maturantët në protesta/ Evis Kushi i uron suksese

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pyetjet e komplikuara në testin e matematikës për maturantët, që sapo kanë mbyllur një vit të pazakontë shkollor kanë provokuar protesta në të gjithë vendin. Mijëra të rinj, mes të cilëve nxënës të ekselencës apo ata që kanë marrë pjesë edhe në Olimpiada jashtë vendit akuzojnë ekspertët e Ministrisë së Arsimit se disa prej pyetjeve janë kopjuar nga një test i Kembrixh, që nuk përkon me mënyrën e trajtimit të mësimeve të matematikës në shkollat e Shqipërisë.


Si provë për kopjimin e testeve nga të huajt ka dalë një personazh që përmendet në pyetjet e matematikës dhe që quhet Sindi.


Natyrshëm, në një nga pankartat e të rinjve që protestonin para Ministrisë së Shëndetësisë pyetja që ngrihej ishte: A i keni dhënë ju mësim Sindit?

“Sindi u përmend në një nga ushtrimet që ishte pjesë e provimit të matematikës. Pyetja bënte fjalë për një numër kutish që do të futeshin në një arkë dhe ne do të gjenim a kishte të drejtë apo jo… Por ajo ishte një pyetje që kishte të bënte me një logjikë që ne nuk e kishim pasur, nuk e kishim përmendur asnjëherë gjatë periudhës së përsëritjes apo gjatë periudhës që po bënim konsultimet me mësueset. “A kishte të drejtë ajo me përllogaritjet e saj?” ishte pyetja dhe ne në atë stresin e provimit nuk mund të ishim të logjikshëm në mënyrë të plotë që t’i përgjigjeshim si duhet. Ne e kemi bërë të gjithë që “kishte të drejtë”, por pasi pamë skemën pamë që e kishim të gjithë gabim” tha një maturante për Top Channel.

“Kërkesat tona janë mjaft të thjeshta. Nuk kërkojmë asgjë përveç drejtësisë. Kërkojmë që të testohemi për ato që kemi mësuar këto vite dhe jo për një test plagjaturë që është i gjithi i kopjuar nga Universiteti i Kembrixhit që pretendohet që të shkojnë nxënësit më të mirë në botë dhe të testohet tek ne që kemi mësuar çdo gjë shabllon. Marrim shembull derivation. Ne kemi mësuar se si ta zgjidhim derivatin në bazë ta tyre që kemi mësuar në shkollë. Në test, na kërkohej nga jeta e përditshme. Dhe është një torturë e vërtetë më besoni, stresi që kemi kaluar atje. Jam nxënëse e ekselencës, pretendoj të përfitoj inxhinierinë dhe e kam të pamundur ta fitoj në shtet. U binda përfundimisht që Shqipëria nuk bëhet dhe e gjitha kjo bëhet për pasurimin e privatit” tregoi një tjetër.

Protesta nuk pati vetëm në Tiranë. Në Shkodër, ata u ankuan se ushtrimet janë të kopjuara nga një provim në universitetin e Cambrige, ndërsa akuzuan edhe për presione gjatë procesit të testimit, nga ana e të deleguarve të Ministrisë së Arsimit.

Në Durrës të rinjtë u ankuan se testi pati dhe ushtrime jashtë kurikulës së lëndës, si dhe fraza të pakuptueshme, duke aluduar për përkthimin e problemit me Sindin, përpos kushteve të vështira në të cilat kanë mësuar dy vitet e fundit për shkak të pandemisë.

Në Elbasan, në Fier, në Korça dhe në Gjirokastër maturantët dolën në rrugë për të protestuar duke kërkuar përsëritjen e provimit, pasi lloji i pyetjeve që ishte në testim, nuk ishte trajtuar asnjëherë në mësim gjatë këtij viti shkollor.

Një përgjigje e thatë dhe e paqartë erdhi nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi në mesditë, pas përshkallëzimit të protestave në të gjithë vendin. Kushi u përgjigj përmes rrjeteve sociale me një mesazh të shkurtër, kur shkruante:
“Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

Nga qendra e shërbimeve arsimore, drejtoresha Rezana Vrapi ka deklaruar se testi nuk ka qenë i vështirë, por mesatar. Megjithatë, ekspertët kanë pranuar se kanë marrë disa pyetje nga jashtë se edhe vetë tekstet janë të përkthyera në nivele ndërkombëtare.

“Ne kemi një praktikë që në fund të korrigjimit, kur të mbledhim të gjitha rezultatet bëjmë analizën e çdo pyetje pa u shpallur rezultatet.Nëse do na rezultojë që një pyetje mund të ketë kaluar pritshmëritë tona në nivelin e vështirësisë, sepse varet sesi reagon popullata kundrejt saj. Ne na duhen shifër dhe jo opinione. Nuk mund ta themi tani pa parë rezultatin real. Kjo nuk është vetëm për matematikën, por në të gjitha lëndët edhe në ato me zgjedhje” tha Vrapi.

Por maturantët nuk janë kaq të qetë kur flasin për testin. “Ta nxjerr një herë këtë dufin që kam. Fakti që është përkthyer nga gjuha angleze teza do të thotë që niveli i vështirësisë në këtë tezë dhe niveli i arsimit në dy vende të ndryshme është komplet ndryshe. Në dy vite që kemi bërë mësim online, më vështirë nga vitet e kaluar, nuk mundet që një lëndë të mësohet me 30 min ushtrime, në këtë rast matematike. Ushtrimet do ishin disa të thjeshta dhe disa mesatare, por niveli i vështirësisë në provim nuk kishte lidhje me asnjë ushtrim që ne kemi bërë.
Kërkojmë që të rivlerësohet teza ose të rritet pragu midis 9 dhe 10 që të marrim një notë të përafërt me ato që kemi pasur këto vite. Nuk mundemi që për një idiotësi të hartuesve të tezës të na shkatërrohen 12 vite shkollë”, u shpreh shpreh një prej protestueseve nga Korça tejet e shqetësuar për rezultatin e provimit të Matematikës në një intervistë për Top Channel.

13 Comments

  1. Jo vetëm këto poshtërsitë e e të paaftëve dhe monstrave rilindase, por edhe ato që bëhen nëpër rrethe ku fëmijët e personave të lidhur me pushtetin të majtë e të djathtë pa dallim, arrijnë që të fusin telefona për fëmijët e tyre, administratorë të përzgjedhur nga drejtoritë arsimore që do tju japin ndihmë dhe telefona fëmijëve të këtyre pushtetarëve, dhe në klasat ku janë këta fëmijë përfaqësuesja e ministrisë as nuk duket për të kontrolluar, kur në klasat e tjera kontrollojnë e bëjnë presion si të jenë kriminelë e jo fëmijë.
    Administratorët shumica kanë konflikt interesi dhe nuk duhet të jenë në këto administrime, psh një shumë e afërt e një nxënëi, ka qenë në 3 provime administratore.

    Këto mënyra administrimi po na dekurajojnë fëmijët, shto dhe idiotlliqet në përmbajtjen e testeve.

    Ju lutem Lapsi që për këtë problem, pra matura dhe administrimi mundohuni ti trajtoni pak më gjerë.

  2. Vetem ne shqiperi protestohet se provimi ishte i veshtire . Kulmi !!!!
    Pastaj kur lexova ”’ dhe ne në atë stresin e provimit nuk mund të ishim të logjikshëm në mënyrë të plotë që t’i përgjigjeshim si duhet. ”’ , fillova te qesh.
    Po nuk ishit te LLOGJIKSHEM ne test , kur dhe ku do jeni te llogjikshem ju ?
    Shkoni , ulni bythen dhe mesoni.

    1. O idiot, nuk protestojnë niveli yt, se për ty çdo nivel, më lart se klasaa 5 është i vështirë, por janë nxënësit punëtorë që me djersën e vet kanë marrë çdo vlerësim.

      Ti mut ta kishe ulë bythën për vete nuk do të ishe sufllaqexhi në mbështetje të injorantëve të ministrisë së arsimit.

  3. Krahasuar me sistemin e patronazhimit të Partisë Socialiste, që është një mjet elektoral ndaj kundërshtarit, kjo që po aplikon Lulzim Basha brenda PD-së, është një strukturë fashiste, pasi në bazë të konkluzioneve të Jeminit nga lundrimet e tij në rrjete sociale (nuk di a ka Tik Tok, Jemini), njerëzve u hiqet e drejta e votës apo e përfaqësimit.

  4. Me te drejte shqetesimi i maturanteve per provimet e tyre sidomos neper rrethet e vogla ku niveli i mesuesve eshte zero ku pjatalarsja behet drejtoresh ku mesueset e matematikes jane zero nuk dine te shpjegojne fare me ore te plota neper klasa jo me me kufizime futini keta mesues ne provime e do ta shikoni nivelin e tyre pale nga ana psikologjike qe i stresuan sikur fshinin drog ne trup i kontrollonin si lin te kryenin nevojat personale u rrinte roja nga pas. Po cbeni o pleha. a keni femij vete apo i rritet mor shkerdhata ministrja eshte vet me plagjatur te vjedhur dhe femijeve u bejne raprezalje atyre qe jane te partis u cohet tel ose kopje kurse te tjeret as koken mos te kthejn pale ata qe kishin mesueset kusherinj me mire akoma mos gjeci derman mor plehra ne koke tu bjere kur shkatroni femijet akoma pa mbaruar shkollen

  5. dy palet qe ishin ne lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

    – I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

    Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohet me veten, por do te bej shume si veten.“Ministria duhet tja jape shkollen ketyre shpellkareve moderne sepse nuk kane pasur kohe të mesojne,por per te pire kafe gjate gjithe dites kane kohe me bollik,rrace muti shpellkaresh

  6. La sicilia ha bisogno del europa, l europa ha bisogno della sicilia… hahaha… keta ngrihen protestojne se te tjerwt qe e dine ca behet, jane mpire prej vitesh.. ne pritje te mandatit te katert te mbretit dhe klloun bashes tek PeDeja.

    1. O idiot po ku e di ti ssi ka qenë testi që i paragjykon të rinjtë.

      A e di ti se janë shtuar rreth 10 pyetje dhe koha ka mbetur po 2 orë e gjysëm si më parë?

      Ti mut të kishe mësuar vetë nuk do të ishe suflaqexhi sot, por do të kishe një punë dinjitoze.

      Natyrisht mutra si puna jote që do të jenë kontigjenti i sufllaqexhinjve ka me shumicë në protestë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu