• |
ide | kryesore

Provimi Matematikës, maturantët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës janë mbledhur këtë paradite për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë bllokuar rrugën e “Durrësit.

Ata pretendojnë se provimi i Matematikës ishte i vështirë, i pabazuar në literaturën. “Pyetjet nuk përputheshin me modelin e nxjerrë”, shprehen maturantët. Ata kërkojnë që të ulet pragu i pikëve. Po ashtu ata thonë se prisnin një nivel mesatar pasi kështu u është premtuar për shkak edhe të mësimit online. Maturantëët do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara ministrisë derisa të merren në shqyrtim kërkesat e tyre.

Paralelisht me kryeqytetin, protesta të maturantëve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, Durrës, Shkodër dhe Gjirokastrës. Ata kanë marshuar në rrugë dhe kërkojnë drejtësi.

“Ne kërkojmë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse kishte ushtrime që ishin ne nivelin maksimal dhe kufirin i 10 është vetëm 7 pike, ndërkohe kishte ushtrime me shume pikë të cilat kalonin çdo pritshmërie. Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Kërkojmë mbështetjen tuaj, sepse nga këto provime varet e ardhmja jone qe me 3 vite pune na u shemb për 2 ore e gjysmë,” shprehen maturantët e Durrësit.

Nëse nuk marrin zgjidhje ata kanë kërcënuar se do të bojkotojnë provimin e radhës, atë me zgjedhje. Ndërkohë, më herët QSHA iu përgjigj maturantëve lidhur me pretendimet e tyre, duke theksuar se nuk kishte asgjë jashtë programit.



5 Comments

  1. Me kollaj e rrezojne qeverine keta se bythepambuku Basha i cili mendon vetem per karriken e tij si kryetar i opozites.

  2. Basha thekson më tej se shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

    Nderkohe qe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka justifikuar dhe shpalljen “non grata” nga SHBA me perpjekjet e tij per te shpetuar Kosovgen nga ndarja, ka heshtur. Po merret me plehrat ne Kavaje!

    Ndersa Basha e “thumbon” duke i permendur mirenjohjen per SHBA!Rraca e shpellkareve te salihut qe duan gjithcka pa djers,duan të hane fara kunglli dhe kerkoj të behen shkenctare,keshtu i mesoje vitrina dhe kristani paguan babi e mami dhe femijet protestojne se nuk mesuan dhe dalin dhe thone ishte test i veshtire,shkoni kthehuni neper shpellat tuaja,cfare ju duhet qytetrimi o shpellkare rrace e ndyre

  3. psikopatet ne veprim
    ca politikane e ca studente
    ngrenshit kokat
    donit boten e modes, materializmit, arritjes suksesit
    meniemadhesise etj mbajini tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *