• |
ide | kryesore

Ramsey i jep lamtumirën Juventus: “Dy vjet vuajtje, do bëj gjithçka që të largohem”

-Instant, Sport



Kundërshtarë në fushë në Euro 2020 dhe me një cështje të papërfunduar me futbollin italian. Aaron Ramsey me Uellsin e tij është i gatshëm të bëjë betejë kundër Italisë në grupin A, por vështirë se do të jetë përsëri në gusht me fanellën e Juventusit në Serie A: “Dy sezonet e fundit te Juve ishin zhgënjyese – pranoi ai -, jo vetëm nga pikëpamja fizike. Shumë faktorë dhe ndryshime me të cilat nuk isha mësuar. Këtu në kombëtare dinë si të kujdesen për mua”.

Probleme fizike, të njohura dhe historike për mesfushorin sulmues, por edhe dy sezone të komplikuara fillimisht me Sarrin dhe më pas me Pirlon në pankinë dhe disa ndryshime brenda dhe jashtë fushës: “Faktorët që nuk isha mësuar – i tha Ramsey të përditshmes Repubblica -. Ndonjëherë ekipet gjithmonë funksionojnë në një mënyrë të caktuar, edhe kur një lojtar ka nevojë për një kujdes ndryshe. Tani në ekipin kombëtar kam njerëzit e duhur përreth meje dhe do të bëj gjithçka që të ndihem mirë dhe të besoj përsëri”. Një lamtumirë me Juventusin në verë konsiderohet pothuajse e mirëqenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *