• |
ide | kryesore

Sherr mes tre femrave në një qendër estetike në Tiranë, goditet me sende të forta 33-vjeçarja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një trajtim bukurie ka përfunduar shumë keq, për tre gra, dy prej të cilave janë në kërkim nga policia dhe njëra që ka marrë plagë të shumta në trup. Sherri mes femrave, që ka degraduar edhe me përdorimin e sendeve të forta ka ndodhur në një qendër estetike në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë marrë denoncimin e një 33 vjeçareje, e cila është dhunuar nga dy shtetase, në ambientet e një qendre estetike në bulevardin “Bajram Curri”.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, të premten, e arsyet e saj mbeten të panjohura, pasi policia nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë në njoftimin e shkurtër shpërndarë për mediat.

“Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasve I. Gj., 39 vjeçe dhe A. D., 35 vjeçe, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në ambientet e një qendre estetike kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr., 33 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *