• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte kufirin me çantë të mbushur me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *